Iran, i moderuari Hasan Rohani fiton zgjedhjet presidenciale

Iran, i moderuari Hasan Rohani fiton zgjedhjet presidenciale

I moderuari, Hasan Rohani fitoi zgjedhjet presidenciale duke i dhënë fund kështu një mandati 8-vjeçar pushteti të konservatorëve. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. “Rohani i mbështetur nga kampet reformatore dhe të moderuara, mori 50.68% të votave gjatë zgjedhjeve të së premtes presidenciale, përballë pesë kandidatëve konservatorë”, saktësoi ministria. Rohani ka

I moderuari, Hasan Rohani fitoi zgjedhjet presidenciale duke i dhënë fund kështu një mandati 8-vjeçar pushteti të konservatorëve.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Brendshme iraniane. “Rohani i mbështetur nga kampet reformatore dhe të moderuara, mori 50.68% të votave gjatë zgjedhjeve të së premtes presidenciale, përballë pesë kandidatëve konservatorë”, saktësoi ministria.

Rohani ka siguruar mbi 50 për qind të votave, duke shmangur nevojën për balotazh.

Në vendin e dytë, me një dallim të madh votash ka dalë Mohammad Baqer Qalibaf, kryebashkiaku i Teheranit.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar