Irak, militantët vënë nën kontroll Tikritin

Militantët e organizatës terroriste “Shteti Islamist i Irakut dhe Levantit” kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë në këtë vend, Tikritin, që ndodhet vetëm 150 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad. Sipas  zyrtarëve të lartë të sigurisë sulmi është bërë nga në 4 drejtime të ndryshme. Në afërsi të Tikritit ndodhet edhe rafineria më e

Militantët e organizatës terroriste “Shteti Islamist i Irakut dhe Levantit” kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë në këtë vend, Tikritin, që ndodhet vetëm 150 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad.

Sipas  zyrtarëve të lartë të sigurisë sulmi është bërë nga në 4 drejtime të ndryshme.

Në afërsi të Tikritit ndodhet edhe rafineria më e madhe në Irak, por akoma nuk ka rënë në duart e këtyre të fundit.

Në veri të qytetit të Samarës, vetëm 110 kilometra larg Bagdadit, po zhvillohen luftime të ashpra mes militantëve të të njëjtës organizatë dhe forcave irakene të sigurisë

Raportohet se mbi 500 mijë persona janë larguar nga kjo zonë për t’i shpëtuar luftimeve ndërsa 48 shtetas turq, punonjes, familjarë, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe pjesëtarë të forcës së sigurisë së konsullatës janë marrë peng. Ankaraja zyrtare ka konfirmuar se të gjithe shtetasit nuk kanë probleme shëndetësore dhe se po perpiqen për lirimin sa më të shpejtë të tyre.

Me kërkesë të kryeministrit Nuri al Maliki, parlamenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Ai i kerkoi të gjithë qytetarëve t’i bashkohen forcave ushtarake për mposhtjen e militantëve, ndërsa siguroi se do të ndëshkonte të gjithë dezertorët.

Maliki tha se marrja e Musolit ishte një komplot dhe se forcat qeveritare do të rivendosen shpejt në këtë zonë të Irakut, që prej muajsh është jashtë kontrollit të Bagdadit.

/Panajot Dybeli/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar