Irak, 92 vjeçari martohet me një vajzë 22 vjeçe

Irak, 92 vjeçari martohet me një vajzë 22 vjeçe

Fermeri irakian, Moussali Mohammed Moujamaie me origjinë nga fshati Goubban në Irak është martuar me një vajzë 70 vjet më të re se ai. Siç duket dashuria për të nuk njeh moshë. Dasma u festua me shumë gëzim dhe harmoni ku i moshuari vendosi ta zyrtarizonte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy

Fermeri irakian, Moussali Mohammed Moujamaie me origjinë nga fshati Goubban në Irak është martuar me një vajzë 70 vjet më të re se ai.

Siç duket dashuria për të nuk njeh moshë. Dasma u festua me shumë gëzim dhe harmoni ku i moshuari vendosi ta zyrtarizonte martesën në të njëjtën ditë me atë të dy djemve të tij 16 dhe 17 vjeç.

“Jam shumë i lumtur që u martova në të njëjtën ditë me djemtë e mi. I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mi disa herë që të mund të arrija të gjeja një grua të mirë dhe të martohesha në të njëjtën ditë me ta”, tha Moujamaie.

Mouna Moukhlif Joubari, bashkëshortja 22 vjeçare u shpreh se shpresonte ta bëntë të lumtur të shoqin dhe të pranohej nga fëmijët e tij.

Moujamaie u martua për herë të dytë pasi kishte mbetur i vre prej tre vitesh, dhe nga martesa e parë ai ka 16 fëmijë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar