iPhone X ka probleme me ekranin

Apple  pranon qe iPhone X ka probleme me ekranin, dhe u ofron klientëve riparime. Kompania shprehet se në disa pajisje ekrani nuk përgjigjet ose reagon me ndërprerje kur preket dhe në raste të tjera mund të reagojë edhe pse nuk është prekur.Problemet mund të lindin për shkak të një komponenti që mund të dështojë në

Apple  pranon qe iPhone X ka probleme me ekranin, dhe u ofron klientëve riparime.

Kompania shprehet se në disa pajisje ekrani nuk përgjigjet ose reagon me ndërprerje kur preket dhe në raste të tjera mund të reagojë edhe pse nuk është prekur.Problemet mund të lindin për shkak të një komponenti që mund të dështojë në modulin e ekranit .

Telefoni prej 999 funtave, i cili u lansua nëntorin e kaluar dhe u ndërpre në shtator, është raportuar nga përdoruesit pasi që ekrani nuk funksiononte siç duhet për disa muaj.

Tani Apple ka njoftuar se konsumatorët mund të marrin një zëvendësim të lirë të ekranit dhe klientët të cilët kanë paguar tashmë për riparimin do të jenë në gjendje të kërkojnë një rimbursim.

Përdoruesit në forume online u ankuan se telefoni i tyre po bënten klikime të rastësishme kur ata nuk ishin duke bashkëvepruar me të, dhe se ndonjehere papritur ndalonte funksionimin.

Ky është programi i parë pa pagesë i riparimit që Apple ka ofruar për telefonin. Përdoruesit gjithashtu janë ankuar edhe se telefoni nuk zgjohet në kohë për t’iu përgjigjur një telefonate.

 

/N.Dragoti/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar