Iphone 5S prej ari dhe pa kartë SIM

Iphone 5S prej ari dhe pa kartë SIM

Apple iPhone 5S 24-karat do të jetë në dispozicion me pjesën e përparme të zezë ose të bardhë, mbrapa dhe anët e stolisura në ar. Pajisja vjen pa kartë SIM dhe e hapur që të punojë në të gjitha rrjetet në të gjithë globin. Gold Genie, një kompani e njohur për larjen në ar të

Apple iPhone 5S 24-karat do të jetë në dispozicion me pjesën e përparme të zezë ose të bardhë, mbrapa dhe anët e stolisura në ar. Pajisja vjen pa kartë SIM dhe e hapur që të punojë në të gjitha rrjetet në të gjithë globin.

Gold Genie, një kompani e njohur për larjen në ar të pajisjeve elektronike dhe telefonave inteligjentë, kohët e fundit zbuloi versionin e HTC One të larë në ar.

Firma ka ndërtuar një iPhone 5S 24-karatë, që është hedhur në treg zyrtarisht dy ditë më parë.

Apple iPhone 5S nga Gold Genie është e disponueshme në tre opsione të ndryshme – ar, platin dhe ari në ngjyrë rozë .Modeli 16 GB prej ari kushton rreth 2,853$, ndërsa modeli bazë i versionit platin kushton rreth 2.988$. Modeli prej ari rozë i iPhone 5S mbart një çmim prej 2.934$. Modelet 32GB dhe 64GB janë gjithashtu në dispozicion.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar