Rama: Lokal me lapidar brenda, Basha: I ndërtuar prej 12 viteve Heroina e Popullit prej vitesh ishte e strehuar në një lokal dy katësh. Aksioni i ndërmarrë nga qeveria për prishjen e çdo objekti pa leje ka nxjerrë në dritë lapidarian “Mine Peza”. Përkujtimorja e sa ishte e izoluar nga një lokal dykatësh ku hanin
Rama: Lokal me lapidar brenda, Basha: I ndërtuar prej 12 viteve
Heroina e Popullit prej vitesh ishte e strehuar në një lokal dy katësh. Aksioni i ndërmarrë nga qeveria për prishjen e çdo objekti pa leje ka nxjerrë në dritë lapidarian “Mine Peza”. Përkujtimorja e sa ishte e izoluar nga një lokal dykatësh ku hanin meze policët e Burgut 313 dhe banorët e lagjes.
INUK shembi shtesën pa leje të lokalit dykatësh, i cili gjatë zgjerimit të tij ilegal deri në trotuar kishte përfshirë edhe lapidarian e e Mine Pezës duke e zhdukur monumentin e saj për vite të tëra. Nuk bëhet me dije se prej sa vitesh përkujtimorja ndodhet në një situatë të tillë, ndërkohë që Kreu i qeverisë, Rama dhe Kreu i PDsë, Basha kanë repuplikuar përmes rrjetreve sociale mbi këtë ngjarje.
Fillimisht Edi rama publikoi në rrjetin e tij social foto nga vendngjarja duke e shoqëruar me një shkrim. “Dy kate pa leje lokal qoftesh e bastesh mbi shesh e trotuar dhe megjithe lapidar brenda mu ne mes te Tiranes!
Nga ana tjetër i shpejtë ka qenë edhe reagimi Bashës duke shkruar se ky lokal ka qenë aty prej 12 viteve çka do të thotë se atëherë Rama ka qenë Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ky dykatëshi që “zbuloi” sot ish kryetari 11 vjecar i bashkisë ka 12 vjet që qëndron aty. I lejoi 11 vjet të mbijnë në rrugë e trotuare përkundrejt tarifës korruptive…sot krekoset si gjeli majë plehut se po i prish…pa krijuar asnjë vend të ri pune, asnjë shpresë për të ardhmen. Vetëm mjerim, shkatërrim dhe propagandë bajate…Ndërkohë klientela e tij ndërton pa leje nga Velipoja në Ksamil…” shkruan Bashan ë Facebook
Nga ana tjetër qytetarët nuk e shikojnë si një shkelje të rëndë pasi në këtë formë përkujtimorja ka qenë e mbrojtur. Sipas tyre do të ishte me e rëndë sikur pronari i lokalit ta kishte shembur. Qytetarët shprehën se kështu lapidari ka qenë i mbrojtur dhe nuk është zhdukur si ka ndodhur me shumë të tjerë.
/Objektiv.al/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *