E pabesueshme ajo që po ndodh tek klubi i Interit. Përplasja mes Ikardit dhe Osvaldos nuk do kalojë pa pasoja ne shtëpinë zikaltër. Trajneri Roberto Mancini do të gjobisë dhe pezullojë me një ndeshje italo-argjentinasin për episodin e shëmtuar që ky i fundit bëri ndaj Mauro Ikardit në ndeshjen kundër Juventusit. Për të shmangur një
E pabesueshme ajo që po ndodh tek klubi i Interit. Përplasja mes Ikardit dhe Osvaldos nuk do kalojë pa pasoja ne shtëpinë zikaltër. Trajneri Roberto Mancini do të gjobisë dhe pezullojë me një ndeshje italo-argjentinasin për episodin e shëmtuar që ky i fundit bëri ndaj Mauro Ikardit në ndeshjen kundër Juventusit.
Për të shmangur një tjetër episod si ai me Mario Balotellin tek Mancester Siti, Roberto Mancini duket se do të përdorë “dorën e hekurt”. Tekniku zikaltër i ka treguar derën Daniel Osvaldos duke qetësuar situatën dhë moslejuar përcarjen në skuadrën e tij.
Po si ndodhi e gjitha kjo? Ishte minuta 84-t kur pas një kundersulmi të Interit Ikardi tregohet egoist dhe nuk pason tek Osvaldo duke shkaktuar irritimin e këtij të fundit, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj sulmuesit tjetër. Gjendja mund të kishte degjeneruar në grushta, nëse nuk do të kishte ndërhyrë Fredi Guarin për të evituar gjithcka.
Nuk është hera e parë që Osvaldo përfshihet në episode të tilla, duke kujtuar këtu zënkat tek Roma dhe Sauthampton, të cilat ishin shkaku i largimit të tij nga”shenjtorët”. Osvaldo duhet të tregohet më i duruar nëse kërkon një ftes nga Antonio Konte për të luajtur me italinë ne France 2016.
/Ermand Vrapi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *