Inter-Napoli: Shkëmbim Guarin-Inler?

0

Skuadra e Napolit ka hyrë në negociata me Interin për të shkëmbyer lojtarët e tyre me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për kolumbianin Fredi Guarin dhe turkun me pasaportë zvicerane, Gokhan Inler.

Gjatë kësaj marrëveshje skuadrat mund të bien dakord edhe për mesfushorin tjetër të Napolit, argjentinasin Gargano, i cili është huazuar tek Interi gjatë këtij viti.

inler

Ndërkohë që kampionia e Spanjës, Barcelona vazhdon të insistojë për të marrë shërbimet e portierit slloven të Interit, Samir Handanoviç. Ka mundësi që ky operacion të kryhet pasi Interi është vënë në ndjekje të mbrojtësit të katalanasve Montoja, çka e bën këtë lëvizje më të mundshme.

/Dorjan Gjepali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here