Inter kërkon Ricards

Inter kërkon Ricards

Njëri nga agjentët e Mikah Riçardsit ka konfirmuar se ka pasur takim me drejtuesit e Interit dhe se Mançester Sity është duke e shqyrtuar ofertën. “Është e vërtetë se Interi i është vënë pas Riçardsit dhe janë takuar me agjentin e tij, Aleksander Livak, me të cilin unë bashkëpunoj, por ende ka kohë”, ka thënë

Njëri nga agjentët e Mikah Riçardsit ka konfirmuar se ka pasur takim me drejtuesit e Interit dhe se Mançester Sity është duke e shqyrtuar ofertën.

“Është e vërtetë se Interi i është vënë pas Riçardsit dhe janë takuar me agjentin e tij, Aleksander Livak, me të cilin unë bashkëpunoj, por ende ka kohë”, ka thënë përfaqësuesi italian, Dario Kanovi, për Mediaset Premium. “Ai është një lojtar i rëndësishëm i cili ishte në Olimpiadë vitin e kaluar. Sity e vlerëson shumë atë, por nëse një klub si Interi bën ofertë, atëherë ai do ta mendojë këtë”, deklaroi Kanovi.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar