Intel nxjerr në treg procesorët Haswell

Intel nxjerr në treg procesorët Haswell

Megjithëse studimet më të fundit tregojnë se tregu ka një rënie për shkak të konkurrencës nga e smartphonëve dhe tabletave, Intel nuk heq dorë nga brodhimi i procesorëve. Kompania premton se do të sjellë shumë risi dhe do jetë shumë konkurente e fortë në tregun e kompjuterave. Risia më e re e Intel quhet Haswell.

Megjithëse studimet më të fundit tregojnë se tregu ka një rënie për shkak të konkurrencës nga e smartphonëve dhe tabletave, Intel nuk heq dorë nga brodhimi i procesorëve. Kompania premton se do të sjellë shumë risi dhe do jetë shumë konkurente e fortë në tregun e kompjuterave.

Risia më e re e Intel quhet Haswell. Kompania shprehet se GPU e integruar ofron dyfish të performancës krahasuar me GPU-të e mëparshme. Haswell do t’i japë mundësinë laptopëve të punojnë edhe si tablet. Kështu do të kemi një pajisje dy në një. Gjithashtu version i ri i procesorëve do të mundësojë që CPU të punojë me 6 watt duke bërë të mundur ruajtjen e energjisë për komandat e tjera.

Procesorët Haswell janë ndërtuar në mënyrë që të rrisin jetëgjatësinë e baterive dhe të rrisin fuqinë grafike. Nxehtësia që do të krijojnë këta procesorë do të jetë shumë e vogël, që do të thotë më pak ftohës për laptopin tuaj. Ky lloj i ri procesori do të përdoret në gjeneratën e re të laptopëve dhe të desktopëve. Ky lajm u bë i ditur nga kompania në konferencën mbi teknologjinë “Computex”.

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar