INSTAT: Rritet defiҫiti tregtar për dhjetorin e 2013-s

INSTAT ka bërë publike të dhënat e eksporteve dhe importeve për muajin e fundit të 2013. Nga këto të dhëna vihet re një rritje e eksporteve ndaj importeve në vendin tonë dhe pse akoma në favor mbeten mallrat që vijnë nga jashtë. Për dhjetorin e vitit 2013 të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se

INSTAT ka bërë publike të dhënat e eksporteve dhe importeve për muajin e fundit të 2013. Nga këto të dhëna vihet re një rritje e eksporteve ndaj importeve në vendin tonë dhe pse akoma në favor mbeten mallrat që vijnë nga jashtë.

Për dhjetorin e vitit 2013 të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se vlera e eksportit të mallrave arriti në 21 miliardë lekë, e cila krahasuar me vitin e kaluar është rritur me 19.5 %. Grupet që kanë shënuar rritje për këtë periudhë janë: “Produkte kimike plastike” me 37.8 %,“Prodhime druri dhe letre” me 34,3 % dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 23.2 %, ndërkohë që eksporti “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul me11.3 %.

Ndërkohë rritje për këtë periudhë ka shënuar dhe importi i cili arriti në vlerën 54 mld lekë duke u rritur me 15.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012. Ndër grupet që kanë shënuar rritje janë:“Makineri,pajisje dhe pjesë këmbimi” me 42.4 %,“Tekstile dhe këpucë” me 23.5 % dhe  “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me 18.9 % dhe grupi i importeve “Prodhime druri dhe letre” u ul me 14.7 % dhe ai i “Produkte kimik dhe plastike” u ul me 10.1 %.

Ndërsa defiҫiti tregtar i muajit  dhjetor të 2013-s ka shënuar një rritje prej 13.5 % krahasuar me atë të 2012-s. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 65,7 % në të gjithë tregtinë dhe partnerët kryesore tregtarë janë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar