INSTAT: Papunësia tek të rinjtë arrin në 26.9 %

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duket se është rritur niveli i papunësisë në vend. Nga të dhënat rezulton se për tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, niveli i papunësisë arriti në 16.9 për qind. INSTAT pohon se janë rreth 190 mijë persona të papunë në të gjithë vendin, por ka gjasa që

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duket se është rritur niveli i papunësisë në vend. Nga të dhënat rezulton se për tremujorin e tretë të vitit që lamë pas, niveli i papunësisë arriti në 16.9 për qind.

INSTAT pohon se janë rreth 190 mijë persona të papunë në të gjithë vendin, por ka gjasa që ky numër të jetë më i lartë, pasi jo të gjithë të papunët janë të regjistruar në zyrat e punësimit nga ku merren dhe shifrat.

Ndërkohë shkalla e papunësisë afatgjate që përfshin njerëzit që kanë vite pa punë vlerësohet me 12 %, shifër kjo që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 1.1%. Instituti i Statistikave në anketën tremujore konstaton se shkalla më e lartë e papunësisë është tek meshkujt përkatësisht 19.3 % kundrejt 13.7 % që është për femrat. Ndërkaq problematike mbetet dhe papunësia tek të rinjtë, ku për moshat 15-29 vjeҫ shkalla e papunësisë vlerësohet me 26.9 %, ndërsa për grupmoshat 30-64 vjeҫ është 14%.

Sipas Anketës Tremujore të Forcës së Punës rreth 88.6 % e të papunëve ju drejtohen të afërmve apo miqve për të gjetur një punë, metodë që është e kombinuar dhe me ato që aplikojnë direkt te një punëdhënës, apo  përmes  lajmërimeve të vendosura në gazeta për vende të lira pune.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar