INSTAT: Në qershor çmimet e ushqimeve u ulën me 0.6%

INSTAT: Në qershor çmimet e ushqimeve u ulën me 0.6%

Sipas Institutit të Statistikave INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2013 ka shënuar një ulje prej 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërkohë që ndryshimi vjetor për muajin Qershor është 2.3 për qind. Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej

Sipas Institutit të Statistikave INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Qershor 2013 ka shënuar një ulje prej 0.6 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërkohë që ndryshimi vjetor për muajin Qershor është 2.3 për qind.

Krahasuar me muajin e mëparshëm: Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një ulje prej 1.4 për qind. Ulja më e madhe prej 10.4 për qind vërehet për nëngrupin ”zarzavate përfshirë patatet”, ndërsa grupi ”Pije alkolike dhe duhan” ka shënuar një ulje 0.2 përqind dhe indeksi i grupit ”Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 1.2 përqind.

Ndërkohë që Indeksi i grupit “Qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” shënoi një rritje prej 0.4 përqind.

Përsa i përket  indeksi të grupit ”Transport” ka shënuar një ulje prej 0.3 përqind. Brenda këtij grupi çmimi i naftës shënoi një ulje prej 0.7 përqind dhe çmimi i benzinës një ulje prej 0.4 përqind. Edhe indeksi i grupit ”Mallra dhe shërbime të ndryshme” ka shënuar një ulje prej 0.4 përqind, ulje kjo që ka ardhur si rezultat i uljes së tarifave të siguracionit të makinave.

 /Amela Shehi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar