INSTAT: më pak para për pagat në ndërtim

INSTAT: më pak para për pagat në ndërtim

Sektori i ndërtimit ka ulur shpenzimet, pasi INSTAT raporton se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 101.4 për qind duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Indeksi i çmimeve për nëngrupin e “Shpenzimeve materiale” është rritur me 0.1 për qind. Më i favorshëm ndërtimi ka qenë për nëngrupet

Sektori i ndërtimit ka ulur shpenzimet, pasi INSTAT raporton se Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 101.4 për qind duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Indeksi i çmimeve për nëngrupin e “Shpenzimeve materiale” është rritur me 0.1 për qind. Më i favorshëm ndërtimi ka qenë për nëngrupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” që kanë shënuar një rënie prej 0.1 për qind dhe 1.1 për qind,  ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materialeve elektrike dhe komunikimi” ka pësuar një rritje prej 3.0 përqindësh krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Indekset e grupeve shpenzime për transporti dhe pagat u ulën respektivisht me 0.3 dhe 0.7 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar