INSTAT: Importi i makinerive tkurret me 14%

Kompanitë që kanë investuar në teknologji të reja  i kanë rezistuar krizës financiare në botë, duke siguruar krahas teknologjive të përdorura,  prodhime me çmime më të ulëta. Ndërsa sipërmarrjet shqiptare nuk po u përgjigjen efekteve të krizës me të njëjtën formë, ato po investojnë pak në teknologji dhe shifrat e tregtisë flasin për një rënie

Kompanitë që kanë investuar në teknologji të reja  i kanë rezistuar krizës financiare në botë, duke siguruar krahas teknologjive të përdorura,  prodhime me çmime më të ulëta.

Ndërsa sipërmarrjet shqiptare nuk po u përgjigjen efekteve të krizës me të njëjtën formë, ato po investojnë pak në teknologji dhe shifrat e tregtisë flasin për një rënie të vazhdueshme të importit të makinerive e pajisjeve këto tre vitet e fundit.

 

Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013
Importi në miliardë Lekë 109.700 97.767 94.169

 

Gjatë  dy viteve të fundit, investimet në teknologji u tkurrën me 14%. Në këtë fakt ndikuan vështirësitë e biznesit për t’u financuar dhe të ardhurat e pakëta të siguruara nga shitjet.

Bizneset shqiptare nuk marrin dot kredi të reja ndërkohë që Banka e Shqiperisë  pranon se kushtet e financimit janë ende të shtrënguara.

Ndërsa të dhënat e Instat tregojnë se konsumatorët po shpenzojnë më pak edhe për konsumin e produkteve të përditshme.

Në këto kushte, sipërmarrjet shqiptare duket se janë futur në një rreth viciz, ku nuk kanë mundësi të investojnë, e rrjedhimisht nuk mund të ofrojnë as çmime të lira për blerësit.

Këto sipërmarrje duhet të ndjekim praktikën e tregjeve europiane, të nxiten nga qeveria për të investuar në teknologji, për t’i ndezur motorrët e ekonomisë sonë.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar