INSTAT-i kontroll mbi platformën e Censusit 2011

INSTAT-i  kontroll mbi platformën e Censusit  2011

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një viti të gjatë bashkëpunimi me me institucionet e huaja, ekspertë ndërkombëtarë të fushës është tashmë gati të bëjë publike aludimet e bëra gjatë kësaj kohe. Bashkë me Censusin 2011, KLSH  do të prezantojë edhe performancën e shërbimit të ushqimit në spitale dhe më gjërë. Tashmë bëhet me dije

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një viti të gjatë bashkëpunimi me me institucionet e huaja, ekspertë ndërkombëtarë të fushës është tashmë gati të bëjë publike aludimet e bëra gjatë kësaj kohe.

Bashkë me Censusin 2011, KLSH  do të prezantojë edhe performancën e shërbimit të ushqimit në spitale dhe më gjërë.

Tashmë bëhet me dije se KLSh ka gati auditin e performancës së projektit Census 2011, realizuar nga INSTAT-i.

Census 2011 është një nga platformat më të diskutuara si nga politika edhe nga shumë ekspertë të fushës.

Ky audit do të prezantohet sot nga specialistët e KLSH-së.

Nga ana tjetër ekspertët e huaj ngrenë shqetësimin se ky kontrol nuk duhet të bazohet vetëm në aspektin e shpenzimeve, por edhe rëndësinë që ato kanë sektorin e ekonomisë.

Sipas raportit të BB-së mbi arsimin, ku sipas anketës, rreth 57 për qind e 15-vjeçarëve janë analfabetë aktivë, KLSH-ja do duhet t’i kushtojë një rëndësi edhe këtij sektori, dhe të bëjë me dije se ku shkuan rreth 2 miliardë euro në vitet e fundit.

Krahas Censusit 2011, do të prezantohen kontrollet e performancës së Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizime të Pogradecit, projektin e “trajtimit të mbetjeve të ngurta” nga Bashkia Fier, si dhe “ndarja administrative”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar