Ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013 u rrit me 1.1 % krahasuar me 3-mujorin e njw viti mw parw. Gjatw konferencws pwr shtyp, drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi deklaroi të hënën se ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë, tregti, hotele dhe restorante, ndërtim, industri dhe post komunikacione.
Ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013 u rrit me 1.1 % krahasuar me 3-mujorin e njw viti mw parw.
Gjatw konferencws pwr shtyp, drejtori i Institutit të Statistikave, Gjergj Filipi deklaroi të hënën se ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë, tregti, hotele dhe restorante, ndërtim, industri dhe post komunikacione.
Sipas INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtwn periudhw të një viti më parë, aktiviteti bujqësor pati rritje prej 1.23%. Ndërsa, grupi i industrive u rrit me 7.18% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e katërt të njw viti mw parw.
Ndwrkohw aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati njw rritje prej 3.66% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2012. Grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 3,12% në tremujorin e katërt të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 7,04% ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 16.71%.
Ndwrsa aktiviteti i transportit në tremujorin e katërt të vitit 2013 u ul me 27.92% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 8.36% në tremujorin e katërt të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012.
Grupimi shërbimet e tjera në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati rënie me 1.76% kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2012.
Në këtë grup, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *