INSTAT: Detaje mbi popullsinë sipas qarqeve

INSTAT: Detaje mbi popullsinë sipas qarqeve

INSTAT paraqiti dje të dhënat e censusit të  2011-s mbi demografinë, arsimin, nivelin e jetesës dhe dizabilitetin në nivel qarku të ndara në bashki e komuna. Nga të dhënat e INSTAT vihet re se numri i popullsisë ka rënë me 8 për qind krahasuar me censusin e 2001, nëse popullsia banuese më 1 tetor 2011

INSTAT paraqiti dje të dhënat e censusit të  2011-s mbi demografinë, arsimin, nivelin e jetesës dhe dizabilitetin në nivel qarku të ndara në bashki e komuna.

Nga të dhënat e INSTAT vihet re se numri i popullsisë ka rënë me 8 për qind krahasuar me censusin e 2001, nëse popullsia banuese më 1 tetor 2011 ishte 2 821 977 banorë nga 3 069 275 që  ishte në Censusin 2001. Qarku me numrin më të madh të popullsisë është Tirana me 26.8 për qind e ndjekur nga Fieri dhe Elbasani, ndërsa Kukësi dhe Gjirokastra janë qarqet më pak të populluara (respektivisht 3 dhe 2.6 për qind).

Ndërkohë që  qarku i Durrësit ka rritjen më të madhe të popullsisë në qytet me 47.5 për qind, ndërsa Berati shënon rënie të “qytetarëve” me 16 për qind.  Gjirokastra regjistron me afro 50 për qind rënie të theksuar te banorët nëpër fshatra për shkak të emigracionit.

Sipas Instat, raporti në rang  vendi sa i takon gjinisë është 1:1 duke anuar paksa nga meshkujt.  Në qytetin e Tiranës kemi raportin 98 meshkuj dhe 100 femra, përsa u përket qarqeve ai i Dibrës ka më shumë meshkuj (104 meshkuj për 100 femra).

Qytetet Tiranë dhe Durrës kanë të përqëndruar pjesën më të madhe të popullsisë, përkatësisht 454 dhe 343 banorë, mestarja në rang vendi është 97 banorë për km2.

Në pyetësorin e Censusit 2011 interesante ishte fakti në lidhje me përkatësinë etno-kulturore. Në Qarkun e Shkodrës është regjistruar numri më i madh i atyre që kanë deklaruar se kanë kombësi shqiptare me 91.65 për qind të ndjekur nga dibranët me 91.13 për qind, kurse Vlora regjistron numrin më të vogël me 68.69 për qind.

“Grekë” ka më shumë në Gjirokastër 7.43 për qind dhe në Vlorë 6.88 për qind.

Myslimanë (83.81 për qind) gjen më shumë në Kukës dhe më pak në Lezhë (14.81 për qind), por te kjo e fundit ka më tepër katolikë (72 për qind) në rang vendi, kurse ortodoksët janë  më  shumë  në Gjirokastër (17.43 për qind) dhe Korçë (16 për qind).

Ndërkaq, për sa i takon arsimit, popullsia 10 vjeç e lart që ka ndjekur ose ishte duke ndjekur shkollën në momentin e censusit është më e lartë se 96 për qind në 10 qarqe të vendit. Popullsia me diplomë universitare ose gradë më të lartë të fituar është në nivelet më të larta në Tiranë dhe Gjirokastër. Elbasani 55.7 për qind ë shtë  qarku me pë rqindjenm më  të  lartë  të  femrave me nivel, ndërsa për nivelin më  të  lartë  për meshkuj është  Gjirokastra me 52.4 për qind.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar