INSTAT, defiçiti tregtar rritet me 7.1% në muajin gusht

0

INSTAT- Deficiti tregtar u rrit në muajin gusht të këtij viti me 7.1%  krahasuar me gushtin e kaluar dhe 7.2 % në krahasim me muajin korrik 2014 duke arritur vlerën prej 26 miliardë lekë.

Sipas raportit të INSTAT në muajin gusht eksporti i mallrave arriti vlerën 19 miliardë lekë duke u rritur 2.3% në krahasim me gusht, por edhe duke u ulur me 18.9% në krahasim me muajin korrik 2014.

Sa i përket importit në muajin gusht arriti vlerën 45 miliardë lekë duke u rritur me 5.1% në krahasim me gusht 2013, ndërsa u ul me 5.5 % në krahasim me muajin korrik 2014.

Shërbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 64.2 % të të gjithë tregëtisë. Partnerët kryesorë tregëtarë janë Italia 29.5%, Greqia me 9.3 %, Kina 6.7% dhe Gjermania 6.7 %

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here