INSTAT: Bujqësia mban gjallë ekonominë e vendit

Ekonomia shqiptare mbahet nga bujqësia, pasi duket se kohët e fundit vetëm kjo po gjeneron rritje ekonomike ndërsa sektorët e tjerë kanë një rënie të dukshme. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej -2.26% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ekspertët

Ekonomia shqiptare mbahet nga bujqësia, pasi duket se kohët e fundit vetëm kjo po gjeneron rritje ekonomike ndërsa sektorët e tjerë kanë një rënie të dukshme. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT ekonomia në tremujorin e tretë të vitit 2013 vlerësohet me rënie prej -2.26% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012.

Ekspertët e INSTAT  konfirmojnë se; “Ndikim në këtë rënie kanë dhënë të gjitha degët kryesore të ekonomisë  duke përjashtuar atë të bujqësisë”, sipas tyre vetëm sektori i bujqësisë ka një trend rritës pozitiv.

Të dhënat e INSTAT  konfirmojnë se; “ Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rrit me + 2.9 %”, kjo analizë shpreh se  gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet vendi është emergjente.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar