INSTAT: 3 mujori i fundit 2013 ka shënuar rënie

Drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi, ka publikuar në një konferencë për shtyp të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013. Ai thekson se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie. “Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 përqind të krahasuar me tremujorin e

Drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi, ka publikuar në një konferencë për shtyp të dhënat për 3 mujorin e fundit të vitit 2013. Ai thekson se gjatë kësaj periudhe ka pasur rënie.

“Sipas treguesit të vlerës së shtuar bruto, tremujori i tretë vlerësohet të ketë pasur një rënie prej 2.26 përqind të krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia. Sipas degëve krahasimi i tre mujorit të tretë të vitit 2013 ndaj 3-mujorit të tretë të 2012-ës për treguesin e vlerës së shtuar bruto është i tillë: Aktiviteti bujqësor ka një rritje prej 2.9 përqind të këtij tremujori.   Grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 përqind ku vlen rënia e industrisë përpunuese me 7 përqind.  Aktiviteti i ndërtimit në 3 mujorin e tretë të 2013-ës ka shënuar një rënie prej 10 përqind krahasuar me vitin 2012. Grupi tregeti-hotele restorante ka pësuar një rënie prej 3.4 përqind .  transporti u ul me 4.2 përqind, post-telekomunikacion ka pësuar rënie me 1.2 përqind”, u shpreh Filipi.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar