Iniesta: Brazili favorit në këtë Botëror

Iniesta: Brazili favorit në këtë Botëror

Andres Iniesta, mesfushori spanjoll gjatë një deklarate të tij pohon se Brazili është favorit për finalen e Kupës së Konfederatave. Sipas tij, janë mijëra tifozë Brazilianë të cilët mbështesin skuadrën e tyre kombëtare. Edhe pse kështu Iniesta mendon se kjo situatë mund të ndihmojë më shumë Spanjën, si mënyrë motivimi për këtë ndeshje. “Ata janë

Andres Iniesta, mesfushori spanjoll gjatë një deklarate të tij pohon se Brazili është favorit për finalen e Kupës së Konfederatave. Sipas tij, janë mijëra tifozë Brazilianë të cilët mbështesin skuadrën e tyre kombëtare. Edhe pse kështu Iniesta mendon se kjo situatë mund të ndihmojë më shumë Spanjën, si mënyrë motivimi për këtë ndeshje.

“Ata janë favorit për shkak se luajnë në shtëpi dhe kanë pas krahëve me dhjetëra mijëra persona që do t’i mbështetin gjatë ndeshjes. Por këtë faktor ne duhet ta kthejmë në avantazh. Nuk ka arritje e sukses më të madh sesa të mundësh Brazilin në stadiumin e vet”-tha Spanjolli.

“Brazili është një skuadër e madhe, ka zhvilluar një turne spektakolar dhe ka lojtarë shumë të mirë. Edhe ne kemi një ekip shumë të mirë, i cili dhuron një nivel shumë të lartë, pavarësisht emrave që luajnë dhe nuk ka arsye pse të mos themi se synojmë këtë trofe. Kupa e Konfederatave i mungon kësaj kombëtareje, për të mbyllur një cikël të plotë trofesh të fituar”- shpjegoi më tej mesfushori Spanjoll, Iniesta.

/Erzen Carja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar