Infrastruktura, Haxhinasko: Gjashtë pikat ku do të ndërhyhet

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka theksuar gjashtë pikat ku do të rritet masa e sigurisë dhe do të bëhen përmirësime. Ministri Edmond Haxhinasko deklaroi se do të punohet për edukimin publik, kjo do të bëjë që të kemi një bashkëpunim mes institucioneve arsimore dhe kompanive të sigurimit. Sipas ministrit duhet të arrihet një koordinim

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka theksuar gjashtë pikat ku do të rritet masa e sigurisë dhe do të bëhen përmirësime. Ministri Edmond Haxhinasko deklaroi se do të punohet për edukimin publik, kjo do të bëjë që të kemi një bashkëpunim mes institucioneve arsimore dhe kompanive të sigurimit.

Sipas ministrit duhet të arrihet një koordinim mes sektorit privat dhe publik, mes institucioneve politikbërëse dhe atyre zbatuese, gjithashtu dhe përmirësimi i aksit rrugor si për sa i përket sinjalistikës ashtu dhe aspekteve të tjera. Sipas tij paketa vendos më shumë vëmendje te përdoruesit e rrugës, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët, në drejtim të përsosjes së procesit të kualifikimit si drejtues mjeti, në drejtim të testimit dhe marrjes së lejeve të drejtimit.

Gjithashtu ministri Haxhinasko solli në vëmendje dhe marrjen e masave për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo pritet të kalohet në sektorin privat përmes konҫesioneve, dhe e para që do të ketë këtë trajtim është Rruga e Kombit.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar