Indonezi, vriten pesë dhe ikin 100 të burgosur

Indonezi, vriten pesë dhe ikin 100 të burgosur

Pesë persona janë vrarë dhe rreth 100 të burgosur kanë ikur nga një burg pas trazirave që shpërthyen, në krahinën veriore Sumatra të Indonezisë. Në mesin e të arratisurve ka edhe të dënuar për  terrorizëm, ka njoftuar  policia sot. Mediat raportojnë  se gjendja është qetësuar në këtë institucion. Të burgosurit kishin arritur të dalin nga qelitë

Pesë persona janë vrarë dhe rreth 100 të burgosur kanë ikur nga një burg pas trazirave që shpërthyen, në krahinën veriore Sumatra të Indonezisë. Në mesin e të arratisurve ka edhe të dënuar për  terrorizëm, ka njoftuar  policia sot.

Mediat raportojnë  se gjendja është qetësuar në këtë institucion.

Të burgosurit kishin arritur të dalin nga qelitë dhe t’ia vënë flakën një dhomë administrative në burgun Tanjung Gusha të enjten mbrëma, pasi paraprakisht ishte ndalur rryma, thotë policia.

Policia pas një operacionit kërkimi ka arritur të gjejë 61 të arratisur, dy prej të cilëve të dënuar për terrorizëm.

 /Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar