Indi, digjet e gjallë 11-vjeçarja

Indi, digjet e gjallë 11-vjeçarja

Një vajzë 11 vjeçare indiane u dogj e gjallë nga dy gra, nënat e dy shoqeve të saj, të cilat dëshironin ta ndëshkonin për spiunim në lidhje me një vjedhje frutash në një kopësht në fshatin Balinali, shkruan agjensia e shtypit Pti. Sipas hetimeve paraprake, vajza shkoi  të mërkurën e kaluar së bashku me dy

Një vajzë 11 vjeçare indiane u dogj e gjallë nga dy gra, nënat e dy shoqeve të saj, të cilat dëshironin ta ndëshkonin për spiunim në lidhje me një vjedhje frutash në një kopësht në fshatin Balinali, shkruan agjensia e shtypit Pti.

Sipas hetimeve paraprake, vajza shkoi  të mërkurën e kaluar së bashku me dy shoqet e tjera, në pronën e një fshatari për të vjedhur disa shegë. Për arsye ende të paqarta, vogëlushja zbuloi më vonë identitetin e bashkëpunëtorëve të saj tek pronari i pemishtes, i cili menjëherë shkoi të informojë prindërit për incidentit.

Në vend që të ndëshkojnë të bijat e tyre për gjestin e pahijshëm, nënat kanë marrë një bidon me benzinë dhe kanë shkuar në shtëpinë e vogëlushes. Duke shfrytezuar faktin se fëmija ishte vetëm, ata e kanë lidhur, spërkatur me benzinë ​​dhe i kanë venë zjarrin.

Kur gjyshi arriti në vend, menjëherë dha alarmin. Edhe pse u transportua në spital, vajza vdiq pasi kishte djegie të rënda në të gjithë trupin e saj.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar