Indeksi për Liritë Ekonomike: Shqipëria renditet e 25 mes 43 vendeve

Gazeta prestigjoze “The Wall Street Journal” dhe Fondacioni Heritage kanë publikuar  raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë dhe Shqipëria renditit e 25 mes 43 vendeve të rajonit të Evropës, ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore, në vendin e 54. Sipas raportit pika e dobët në Lirinë Ekonomike të vendit tonë

Gazeta prestigjoze “The Wall Street Journal” dhe Fondacioni Heritage kanë publikuar  raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë dhe Shqipëria renditit e 25 mes 43 vendeve të rajonit të Evropës, ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore, në vendin e 54.

Sipas raportit pika e dobët në Lirinë Ekonomike të vendit tonë vazhdon të mbetet lufta kundër korrupsionit dhe e drejta e pronës. Për vitin 2014 Shqipëria ka 66.9 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike. Në këtë klasifikim vërehet se Shqipëria ka përparuar me rreth 17 pikë duke u rënditur mes 20 vendeve me përmirësimet më të mëdha.

Sipas raportit me rritjet e shënuara në nëntë nga dhjetë kategoritë  e lirive ekonomike, Shqipëria është ngritur gradualisht në kategorinë “mesatarisht e lirë” duke çaluar ende në kategorinë e të drejtës së pronës. Ndërkaq reformat ë rëndësishme strukturore kanë përfshirë liberalizimin e tregtisë, privatëzimin, zbatimin e taksës së sheshtë konkurruese si dhe modernizimin e mjedisit rregullator.

Në aspektin e zbatimit të ligjit, raporti thekson se gjyqësori mbetet subjekt i ndërhyrjeve politike  dhe se reforma më të thella institucionale për të çrrënjosur korrupsionin e vazhdueshëm dhe rritjen e pavarësisë së gjyqësorit janë kritike për të siguruar një liri më të madhe ekonomike në Shqipëri.

Mjedisi rregullator i dobët, me rregulla të zbehta të prokurimit, një kulturë e mosndëshkimit dhe ndërhyrjet politike, e bëjnë të vështirë për gjyqësorin të merret me korrupsionin në nivele të larta dhe që është rrënjosur thellë në Shqipëri. Në raport thuhet se; “Mbrojtja e të drejtave të intelektuale është e dobët dhe Shqipërisë, ende i mungon një sistem i qartë i të drejtave pronësore, veçanërisht për pronësinë e tokës. Së bashku me mbajtjen e inflacionit në nivele të ulta, është arritur gjithashtu një stabilitet më i madh monetar”.

Rritja e defiçitit fiskal gjatë viteve të fundit, ka rritur borxhin publik përtej kufirit ligjor të vendosur në vitin 2008. Shpenzimet qeveritare qëndrojnë në nivelin e 28.5 për qind të PBB-së. Ngadalësimi i ekonomisë së vendit ka sjellë presione të brendshme për financat publike, duke e shtyrë borxhin publik në 61 për qind të PBB-së. Niveli mesatar i tarifave në Shqipëri është përmirësuar, sipas raportit nga 5.1 për qind në 1.3 për qind.

Ndërkohë duket se sistemi financiar mbetet relativisht i zhvilluar mirë dhe i qëndrueshëm megjithë mjedisin e jashtëm sfidues. Sektori bankar është i mbikëqyrur mirë, por përqindja e kredive problematike ka qenë në rritje. Klasifikimi i përgjithshëm i Shqipërisë është rritur me 1.7 pikë nga një vit më parë, me përmirësime të dukshme në lirinë e investimeve dhe atë të tregëtisë.

/Erilda Sulika/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar