Indeksi i Paqes: Kosova më mirë se Mali i Zi dhe Maqedonia

0

Kosova është vend më paqësor dhe i sigurt se Mali i Zi dhe Maqedonia. Kështu rezulton nga studimi i fundit i bërë nga “Indeksi Global i Paqes 2013” (GPi).

Sipas raportit të bërë publik ditën e sotme, Kosova renditet e 72-ta ndër 162 shtete të vëzhguara. Një vend më poshtë radhitet Mali i Zi, kurse Maqedonia vlerësohet si  më e pasigurtë, duke u cilësuar e 79-ta në nivel global.

Vendet e tjera të rajonit vlerësohen përafërsisht njëlloj. Bosnje-Hercegovina ndodhet në vendin e 71, Shqipëria e 69-ta, kurse Serbia vlerësohet si shtet disi më i sigurt, duke u ngjitur në vendin e 62-të. Kroacia renditet e 28-ta në listen botërore, duke u bërë kështu vendi më paqësor i rajonit.

Indeksi Global i Paqes për vitin 2013 i bazon vlerësimet e veta në militarizimin e vendit, sigurinë e përgjithshme dhe dhunën e përditshme. Hulumtimi nxjerr në pah se gjatë këtij viti, 110 vende u bënë më pak paqësore, kurse 48 vende u bënë më shumë paqësore.

Sipas GPi, Islanda është vendi më paqësor në botë, kurse Afganistani është i fundit në listë. Studimi kryhet çdo vit nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, së bashku me një panel ndërkombëtar ekspertësh të pavarur.

 

/ Romina Qama /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here