Incidenti i djeshëm, Ristani: Rama para kamerës i shtirur dhe i pabesueshëm

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për mediat ka sqaruar incidentin që ndodhi mes tij dhe Kreut të qeverisë, Edi Ramadje në tryezën e Dialogut të Niveli të Lartë Shqipëri-BE para kominionerit Stefan Fyle. Nga selia e PD-së, deputeti Ristani u shpreh se Edi Rama ishte në tryezë me opozitën sa për

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për mediat ka sqaruar incidentin që ndodhi mes tij dhe Kreut të qeverisë, Edi Ramadje në tryezën e Dialogut të Niveli të Lartë Shqipëri-BE para kominionerit Stefan Fyle.

Nga selia e PD-së, deputeti Ristani u shpreh se Edi Rama ishte në tryezë me opozitën sa për sy e faqe dhe se vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ajo që shprehu nëpër dhëmbë pas shpine.

“Me qëndrimin e djeshëm Edi Rama tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në tryezë me opozitën, pasi në të vërtetë vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine.” u shpreh Ristani në fjalën e tij.

Deputeti i PD-së vazhdoi edhe më tej me sulmet ndaj Kreut të qeverisë duke e cilësuar të shtirur dhe të pabedueshëm nga askush.

“Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush.” u shpreh Edi Rama

Deklarata e plotë e deputetit të PD-së Arben Ristani:

Duhej të ishte dialog i nivelit të lartë, siç edhe është quajtur, por Edi Rama e ktheu takimin e djeshëm në një bisedë të nivelit shumë të ulët. Meqënëse Edi Rama është dhe kontrollor i shumë mediave, po dal sot para jush për të sqaruar çfarë ndodhi konkretisht.

Unë po i adresoja komisionerit Fyle shqetësimet e opozitës në lidhje me kapjen e institucioneve dhe gjendjen e rëndë të demokracisë në vend. Teksa unë flisja, Edi Rama kthehet pas shpinës time dhe më sulmon me një fjalor të padenjë për secilin qytetar të vendit, sigurisht krejt të padenjë për një kryeministër.

Etika nuk më lejon që të riprodhoj këtu shpërthimin banal të Edi Ramës. Edi Rama thjesht tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze me opozitën, pasi në të vërtetë vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është ai që shprehu nëpër dhëmbë dhe pas shpine. Qëndrimi i tij është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e cdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike. Edi Rama i vërtetë është ai që nuk keni parë dje në kamera. Ai i kameras është i shtirur dhe i pabesueshëm nga askush.”

 

/Objektiv.al/

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar