Incident me makinën e Berishës

Incident me makinën e Berishës

Gjatë një takimi elektoral të Kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Burrelit është shënuar një incident, i cili ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës. Mësohet se një person ka qëlluar me lule në drejtim të makinës së Berishës. Garda e Republikës ka konfirmuar incidentin dhe bëhet me dije se një

Gjatë një takimi elektoral të Kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Burrelit është shënuar një incident, i cili ka ndodhur në momentin e largimit të eskortës së kreut të mazhorancës. Mësohet se një person ka qëlluar me lule në drejtim të makinës së Berishës. Garda e Republikës ka konfirmuar incidentin dhe bëhet me dije se një 52-vjeçar është rrahur.

Në momentin që Berisha ka qenë duke hipur në makinë për t’u nisur drejt Bulqizës, z. Hoxha ka lëshuar në drejtim të tij një tufë me lule. Personi që qëlloi eskortën e Berishës është rrahur nga truprojat e Kryeministrit. Më pas ai është shoqëruar në polici.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar