Qeveria po bën përpjekje për të ulur ndjeshëm përdorimin e plastikës, ndërkohë importet e plastikës si lëndë e parë kanë prekur një rekord të ri historik në vend. Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme tregojnë se në Shqipëri në vitin 2018 janë importuar plot 95 tonelata plastikë, nga
Qeveria po bën përpjekje për të ulur ndjeshëm përdorimin e plastikës, ndërkohë importet e plastikës si lëndë e parë kanë prekur një rekord të ri historik në vend.
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për tregtinë e jashtme tregojnë se në Shqipëri në vitin 2018 janë importuar plot 95 tonelata plastikë, nga 86 tonelata të vitit të kaluar.
Në vlerë monetare flitet për 26 miliardë lekë nga 24.8 miliardë lekë të vitit paraardhës. Kemi të bëjmë me një rekord historik si në vlerë ashtu edhe në peshë. Plastika është një ndër armiqtë numër një të ndotjes së ambjentit dhe në nivel botëror ka filluar një luftë ndaj këtyre produkteve.
Në Shqipëri kanë filluar lëvizjet e para, që nga parandalimi i qeseve plastike nga disa bashki, apo me ndryshimet fiskale për ambalazhet plastike.
Në shifrat e përgjithshme të plastikës dhe produkteve të saj që janë importuar në vendin tonë, nuk figuron aspak plastikë e konfeksioneve të ndryshme, por vetëm ajo si lëndë e parë.
Kjo do të thotë se stoku i hedhur apo i magazinuar tashmë si mbeturinë, është shumë më i lartë.
/G.Asllani/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *