Përfaqësuesja e Shqipërisë Elhaida Dani, është kualifikuar për finalen e madhe të Eurosongut. që do të mbahet me datë 23 Maj 2015. U befasuan të gjithë kur emri Albania u thirr i pari për në natën finale. Në këtë gjysmëfinale të parë u prezantuan 16 shtete ku vetëm 10 shkuan në finalen e madhe. Së
Përfaqësuesja e Shqipërisë Elhaida Dani, është kualifikuar për finalen e madhe të Eurosongut. që do të mbahet me datë 23 Maj 2015. U befasuan të gjithë kur emri Albania u thirr i pari për në natën finale. Në këtë gjysmëfinale të parë u prezantuan 16 shtete ku vetëm 10 shkuan në finalen e madhe. Së bashku me Shqipërinë, shtet që performojnë në finale janë: Armenia, Greqia, Serbia, Rumania, Gjeorgjia, Estonia, Hungaria, Belgjika dhe Rusia.
Pas 2 vitesh humbje, Shqipëria shkon në finale. I’m Alive ka gjallëruar të gjithë Europën dhe pas një performance të jashtëzakonshme, mes flamujve të pafund dhe duartrokitjeve të publikut, u kualifikuam për natën finalen që është ditën e shtunë.
Mbështetja e të gjithë shqiptarve tregoi se mund të arrimë diçka kur duam, pasi Shqipëria është përfolur shumë si pretedente për fitore, gjë që dhe rrjetet sociale dhe sondazhe të ndryshme, vërtetojnë që Elhaida është ajo meriton fitoren por duhet të presin deri në natën finale.
/RSH/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *