Ilir Meta zgjidhet Kryetari i Ri Kuvendit me 91 vota pro

Ilir Meta zgjidhet Kryetari i Ri Kuvendit me 91 vota pro

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë është zgjiedhur Ilir Meta me 91 vota, 45 kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu 8 deputetë të opozitës  kanë votuar pro tij. Meta është shprehur se Kuvendi i ri do ta cojë përpara axhendën europiane të shqiptarëve. “Shqiptarët kërkojnë reforma të thella që na çojnë shumë më shpejt në

Kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë është zgjiedhur Ilir Meta me 91 vota, 45 kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu 8 deputetë të opozitës  kanë votuar pro tij.

Meta është shprehur se Kuvendi i ri do ta cojë përpara axhendën europiane të shqiptarëve.

“Shqiptarët kërkojnë reforma të thella që na çojnë shumë më shpejt në Europë, reforma që ju sjellin qytetarëve më shumë vende pune. Prandaj dhe ftesa ime e parë që buron nga të dëgjuarit e zërit të qytetarëve në 23 qershor është lënia pas e frymës konfliktuale. Jemi këtu për të dhënë alternativa konkrete, na duhet të bëjmë më të mirën për rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”-është shprehur Meta.

“Zhvillimi dhe përparimi nuk është vepër e një mazhorance, por një sipërmarrje e bazuar në gjithëpërfshirjen e çdo qytetari, e çdo institucioni, ku roli i opozitës mbetet i krahasueshëm. Gjithashtu duhet të rrisim efikasitetin tonë në përafrimin e legjislacionit me Bashkimin Europian dhe të forcojnë zbatueshmërinë e ligjeve. Transparenca dhe gjithëpërfshirja do të jenë vendimtare në punën e Kuvendit”, theksoi kreu i ri Kuvendit.

Meta bëri të ditur se do të respektohet  me përpikmëri kushtetuta nga të gjithë deputetët.

Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.

/Armela Ago/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar