Ilir Meta takim me ministrat e LSI-së në qeverinë e re

0

Ilir Meta ka thirrur sot në takim 5 ministrat e LSI-së në kabinetin e ri qeverisës.

Takimi ka nisur në orën 12:30 dhe në të pritet të diskutohen idetë për drejtimin e ministrive përkatëse.

Në takim marrin pjesë Klajda Gjosha, e cila do të mbajë postin e ministres së Integrimt Europian, Nasip Naço ministri i ardhshëm i  Drejtësisë, Edmond Haxhinasto që do drejtojë Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Panariti që do të kryesojë Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe Lefter Koka i cili do jetë ministri i Mjedisit.

Ndërkohë, në takim ndodhet edhe deputeti i PS-së për qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here