Ilaçet, ministri Kosova u kërkon ndjesë pacientëve

Ilaçet, ministri Kosova u kërkon ndjesë pacientëve

Ministri i Shëndetësisë , Halim Kosova, i kërkon ndjesë qytetarëve për mungesën e ilaçeve nëpër spitale. Ai garantoi se brenda datës 15 maj do të përfundojnë të gjithë tenderët që garantojnë furnizimin për të gjitha shërbimet. “ Unë nuk pranoj që një ilaç në Onkologjik të shitet tetëfishin e normës që duhet të jetë. Kemi

Ministri i Shëndetësisë , Halim Kosova, i kërkon ndjesë qytetarëve për mungesën e ilaçeve nëpër spitale. Ai garantoi se brenda datës 15 maj do të përfundojnë të gjithë tenderët që garantojnë furnizimin për të gjitha shërbimet.

“ Unë nuk pranoj që një ilaç në Onkologjik të shitet tetëfishin e normës që duhet të jetë. Kemi bërë përpjekjet maksimale dhe që sot duhet të nisë furnizimi që të mos mungojë asgjë”, u shpreh z. Kosova, duke premtuar se nuk do të ketë më mungesë ilaçesh nëpër spitale.

“Do të  marrin atë shërbim shëndetësor të cilin meritojnë, nuk do të përcillen nga dyert e mjekëve me një copë letër për ta blerë në farmaci”, theksoi ministri Halim Kosova.

Pak ditë më parë, ministri i Shëndetësisë  deklaroi se në QSUT është abuzuar me tenderët e medikamenteve. Ai ka anuluar rreth 2.4 miliardë lekë tenderë, me çmime pesëfish më të larta se realja.

/Muzafere Dema/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar