Ikardi zyrtarizohet të Hënën

0

Ikardi ka shumë mundësi të zyrtarizohet të hënën, sulmuesi është shprehur shumë I emocionuar që ndodhet tek sukadra e Interit.
“Në vetëm dy vjet gjendem në një nga skuadrat më të mëdha të futbollit botëror, si Interi. Jam vetëm 20 vjeç, por të largohem nga shtëpia aq i ri më ka ndihmuar shumë. Nuk ka asnjë presion për shifrën që Interi ka shpenzuar për mua, unë di vetëm që të hënën duhet të jem në Milano dhe mezi pres të filloj punën.”

Talenti është shprehur se do të mbajë fanellën me numrin 9, fanellë të cilën e kanë mbajtur mbi supe lojëtarë si Ronaldo, Zamorano për një 20-vjeçarë është përgjegjsi e madhe.
“Maxarri më ka premtuar që do të jem i rëndësishëm dhe shpresoj të mos e zhgënjej. Fanella me numrin 9 është një sfidë e rëndësishme në një skuadër si Interi, por nuk më tremb aspak. Dua të bëj shumë gola dhe të mundohem të luftoj për të fituar skudetton.“

Ikardi ka folur edhe në lidje me objetivat e tij në kombtarë, ai synon botërorin 2014 me argjentinën.
“Për të arritur Kombëtaren duhet të bëj mirë tek Interi, prandaj ky është objektivi im për tani. Të shkoj në Brazil me kombëtaren argjentinase do të ishte maksimumi, dhe mendoj se jam i ndryshëm nga Tevez, Higuain dhe Milito, që mes të tjerave tani është edhe i dëmtuar.“

Ikardi rrjedh nga akademia e Barcelonës ku në vitin 2011 u dha në formë huazimi tek Sampdoria për tu shitur më pas përfundimisht 400 000 euro. Detajet eblerjes së Interit nuk janë bërë publike akoma, por mendohet tek 12 milion euro.

/Ariglon Pali/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here