Igli Tare: Etrit Berisha të vijë tek Lacio

“Berisha dëshiron të vijë te Lacio, kontrata që nënshkroi me Kievon nuk është e vlefshme”. Kështu ka deklaruar Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios dhe ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, për “Sky Sport 24”. Duke sqaruar për mediat italiane rastin e portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha, Tare ka dhënë të njëjtin version si të Berishës dhe

“Berisha dëshiron të vijë te Lacio, kontrata që nënshkroi me Kievon nuk është e vlefshme”. Kështu ka deklaruar Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios dhe ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, për “Sky Sport 24”.

Duke sqaruar për mediat italiane rastin e portierit të Shqipërisë, Etrit Berisha, Tare ka dhënë të njëjtin version si të Berishës dhe menaxherit të tij, Elver Raça.

Por edhe pse Lacio e do Berishën, kërkesa e shqiptarit për aktivizim dhe refuzimi i tij për të qëndruar zëvendësuese mund të bëhen pengesë për transferimin e tij te kjo skuadër.. Megjithatë, Tare këmbëngul për ta pasur në ekip.

Kujtojmë që emri i lojtarit Etrit Berisha u lakua edhe për tek ekipi i Monakos.

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar