Iftari, Rama dhe Topalli në një tavolinë

0

Gjatë iftarit të shtruar ditën e djeshmë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë,

kryeministri i ri, Edi Rama, sëbashku me bashkëshorten e tij Linda, ishin në të njëjtën  tavolinë me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.

Zoti Rama përmes një postimi në tuiter dhe fajsbuk (tëëiter dhe facebook) ka uruara të gjithë besimtarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit:

“Me Lindën në iftarin e shtruar nga Komuniteti Mysliman. I uroj lehtësi çdo besimtari e mbarësi gjithë komunitetit”, shkruan Rama.

Ka qenë vetë Rama që ka publikuar në këto rrjete sociale dhe foton ku vihet re se  përballë ka deputeten demokrate Jozefina Topallin.

Nga ana tjetër,  Topalli nuk ka njoftuar asgjë lidhur me këtë ceremoni por më parë kishte uruar besimtarët myslimanë.

“Me nisjen e muajit të madhërueshëm të Ramazanit dëshiroj më gjithë zemër t’u uroj të gjithë besimtarëve shqiptarë kudo që ndodhen, agjërim të mbarë e të pranuar. Ky është muaji që na mëson të ndajmë zemrën, mirësinë, dashurinë me të tjerët. Eshtë muaji i devotshmërisë ndaj Zotit. Ritet e këtij muaji janë shenjë e tolerancës, drejtësisë, dinjitetit e përkushtimit. Agjerimi i trupit është ushqim për shpirtin. Sakrifica fisnike e të gjithë besimtarëve ardhtë si mbarësi për familjet e tyre!”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here