Identiteti i të vetvrarit Agim Emini, i vjedhur

Identiteti  i të vetvrarit Agim Emini, i vjedhur

Identiteti i vërtetë i viktimës, që njihej si Agim Emini, i cili, plagosi studenten nga Skrapari dhe më pas u vetvra është Qemaladin Xhemal Adili. Emri Agim Emini,që mbante në patentë dhe në kartën e identitetit  ishte i rremë. Ai me këtë identitet prezantohej si një polic i Tetovës. Identiteti Agim Emini ishte marrë prej

Identiteti i vërtetë i viktimës, që njihej si Agim Emini, i cili, plagosi studenten nga Skrapari dhe më pas u vetvra është Qemaladin Xhemal Adili. Emri Agim Emini,që mbante në patentë dhe në kartën e identitetit  ishte i rremë. Ai me këtë identitet prezantohej si një polic i Tetovës.

Identiteti Agim Emini ishte marrë prej një stomatologu të njohur në qendër të qytetit të Tetovës. Pasi kishte dëgjuar për ngjarjen e ndodhur para disa ditësh në një hotel në Tiranë, ai bëri denoncimin duke u shprehur se imazhi I tij ishte dëmtuar.

Viktima  kishte filluar prej më shumë se një viti që të përdorte këtë emër për gjithçka.  Automjetin tip “Benz”, me të cilin bëri aksident në Tiranë më datë 8 gusht, e kishte regjistruar në pronësi të shtetasit Agim Emini. Hyrje dhe daljet nëpër pikat kufitare, gjithashtu i kishte të regjistruara po me këtë emër.

 /Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar