Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES). Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit. Drejtuesja e konferencës Dr Tidita
Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES).
Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit.
Drejtuesja e konferencës Dr Tidita Abdurrahmani në fjalën e saj përshëndetëse solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e edukimit të brezave si dhe vështirësitë, sfidat dhe aktualitetin e kësaj fushe në ditët e sotme. Më pas ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të konferencave të mëparshme si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.
Ndër temat e shumta që u trajtuan në sesionet përbërëse të konferencës përmendim: Risitë pedagogjike në Arsim, Projektet e përbashkëta ndërkombëtare, Çështjet e përgjithshme, Përbërja e kurrikulave mësimore, Arsimi i lartë, Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit, Arti & Kultura si pjesë e pandashme e arsimit, Shkencat Sociale, Kërkimi shkencor etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse Rektori i Universitetit Bedër Dr Ferdinand Gjana u shpreh i emocionuar për faktin se kjo konferencë ashtu si çdo konferencë tjetër që Bedër organizon është kthyer në një traditë e cila mbledh çdo vit studiues dhe akademikë nga e gjithë Bota.
Aktiviteti vazhdoi më tej me prezantimin e punimeve nga referuesit e shumtë në sesione të ndryshme. Punimet e konferencës u ndoqën nga studentë, pedagogë dhe të ftuar specialë.
ICES, një ndër 5 konferencat ndërkombëtare që Bedër organizon çdo vit, synon të mbledhë sëbashku akademikë, studiues si dhe profesionistë të shumtë për të ndarë eksperienca të ndryshme dhe zgjidhje praktike në fushën e edukimit e më gjerë.
/Erzen Carja/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *