Ibrahimovic: Ronaldo është ndër më të mirët, jo më i miri

Ibrahimovic: Ronaldo është ndër më të mirët, jo më i miri

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic  ka thënë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ndër lojtarët më të mirë në botë, por jo më i miri nga të gjithë. Para ndeshjes që do të zhvillojë PSG-ja me Los Blancos të shtunën në mbrëmje, 31-vjecari është shprehur se është normale që portugezi të lidhet me

Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic  ka thënë se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është ndër lojtarët më të mirë në botë, por jo më i miri nga të gjithë.

Para ndeshjes që do të zhvillojë PSG-ja me Los Blancos të shtunën në mbrëmje, 31-vjecari është shprehur se është normale që portugezi të lidhet me klubin e tyre  pasi ai e vlerëson shumë atë dhe e konsideron si ndër më të mirët.

Gjatë një konference ylli i PSG-së ka thënë se:  “Cristiano Ronaldo është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Është shumë normale që ai të lidhet me PSG-në shumë shpesh, sepse projekti i këtij klubi është që të bëhet më i miri në Evropë dhe mundohet t’i mbledh të gjithë lojtarët e mirë”,.

Por, përkthyesi i pranishëm i mori fjalët e tij gabimisht, duke thënë se Ronaldo është më i miri në botë, Ibra ndërhyri dhe tha: “Jo, ai është një ndër më të mirët – jo më i miri”.

/Laugert Qosja/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar