Agjenti i suedezit, Mino Raiola, të mërkurën është takuar me përfaqësuesit e Real Madridit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në Santiago Bernabeu. Sky Sport Italia raporton se të mërkurën në mbrëmje Raiola është takuar me përfaqësuesit e klubit mbretëror, të cilët janë të interesuar për blerjen e sulmuesit të PSG-së. Sipas mediave
Agjenti i suedezit, Mino Raiola, të mërkurën është takuar me përfaqësuesit e Real Madridit për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm në Santiago Bernabeu.
Sky Sport Italia raporton se të mërkurën në mbrëmje Raiola është takuar me përfaqësuesit e klubit mbretëror, të cilët janë të interesuar për blerjen e sulmuesit të PSG-së.
Sipas mediave italiane, është Karlo Ancceloti i cili ka kërkuar nga klubi që t’ia sjellin Ibran, i cili nën drejtimin e italianit shënoi 35 gola për klubin parzsien edicionin e kaluar.
Mundësitë për kalimin e suedezit te Reali janë rritur me spekulimet se Edinson Kavani do t’i bashkohet PSG-së së shpejti.
Ky do të ishte klubi i tetë për Ibrakadabran në karrierën e tij pasi ka qenë pjesë e Malmos, Ajaksit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Milanit dhe PSG-së.
/Ariglon Pali/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *