Në ndeshjen mes Evertonitt dhe Tottenhamit, të luajtur në fundjavë, ka ndodhur një dëmtim i tmerrshëm ku koreani Heung Min Son ka ndërhyrë ashpër dhe për pasojë i ka thyer këmbën lojtarit të Evertonit, Andre Gomes. Gjyqtari Martin Atkinson e përjashtoi me karton të kuq, ndërsa Son me lot në sy u largua nga fusha
Në ndeshjen mes Evertonitt dhe Tottenhamit, të luajtur në fundjavë, ka ndodhur një dëmtim i tmerrshëm ku koreani Heung Min Son ka ndërhyrë ashpër dhe për pasojë i ka thyer këmbën lojtarit të Evertonit, Andre Gomes.
Gjyqtari Martin Atkinson e përjashtoi me karton të kuq, ndërsa Son me lot në sy u largua nga fusha e blertë.
Sipas rregullores së Premier Ligës, tashmë Son do të jetë i dënuar të mos luaj në dy ndeshjet e ardhshme.Ate kunder Crvena Zvezdes per Champions League e cila zhvillohet neser dhe me pas kunder Sheffield United ne Premier Lige.
Por Tottenhami nuk eshte pajtuar dhe ka apeluar vendimin ku kërkohet që t’i hiqet dënimi në mënyrë që Son të luajë në ndeshjen e ardhshme kunder Sheffield United.
K.F
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *