Trikala, 6 shqiptarët e arratisur shpëtojnë drejtësisë

Trikala, 6 shqiptarët e arratisur shpëtojnë drejtësisë

Shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas mbeten ende të lire, policia nuk ka mundur ti arrestojë ata sërsht, pasi vendodhja e tyre nuk dihet. 6 shqiptarët 2 prej tyre kanë ‘humbur’ në perëndim të Greqisë, dy të tjerë ndoshta janë kthyer në Shqipëri, dhe 2 të fundit kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes. Policia helene

Shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalas mbeten ende të lire, policia nuk ka mundur ti arrestojë ata sërsht, pasi vendodhja e tyre nuk dihet.

6 shqiptarët 2 prej tyre kanë ‘humbur’ në perëndim të Greqisë, dy të tjerë ndoshta janë kthyer në Shqipëri, dhe 2 të fundit kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes.

Policia helene e ka cësuar si shmë zgënjyese faktin se nuk ka mundur ta çojë deri në fund operacionin e kapjes së shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalas, para 4 muajve.

Vrasja e Edison Likës dhe të afërmit të tij nga forcat speciale EKAM të martën në mbrëmje, i ka dhënë policisë helenë një anë tjetër, krejt ndryshe për atë që po ndodh.

Në opreacionin e kërkimit të 8 shqipëtarve të arrratisur nga burgu i Trikalas,  në të cilën mbetën të lirë 6 perj tyre, u përfshi edhe ushtria greke.

Deri më tani, është arrestuar Ermal Litaj, 38 vjeç, dhe u vra Edison Lika së bashku me të afërmin e tij, i cili ishte arratisur më parë nga burgu i Larisas.

Nga hetimet e mëtejshme mendohet se, 35-vjeçari, Mario Kola, i cili është përgjegjës për vdekjen e një vajze dhe vrasjen e policit në Livadia, si dhe 27-vjeçari Ilir Kupa, mendohet se kanë hyrë në Shqipëri.

Në këtë oberacin policia greke nuk ka mundur të arrestojë një dyshe po aq  e rrezikshme sa e para, e cila përbëhet nga 41-vjeçari Admir Murataj dhe 25-vjeçari, Klement Çala.

Murataj arriti t’i shpëtonte dy operacioneve për kapjen e tij, i pari qe kur u arrestua edhe Ermal Litaj, ndërsa i dyti ka qenë ai i rrëmbimit të Bankës Nacionale të Larisas.

Dyshja e tretë, është edhe ajo, e cila ka humbur të gjitha gjurmët që kur ndodhi arratisja. Taulant Luli, 27-vjeç, i akuzuar për 38 grabitje dhe i dënuar tri herë me burgim të përjetshëm dhe Fatos Sulaj, 31-vjeç, i cili jetonte në Korfuz dhe ishte dënuar gjithashtu për grabitje.

/Sonila Qazimi/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar