I riu 19-vjeçar vrau të dashurën dhe ish-të dashurën e tij, dhe më pas veten. “Viktimat janë Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner,” tregojnë autoritetet turke. Dy vajzat, së bashku me të dyshuarin, të quajtur Semih Çelik, ishin të gjitha 19 vjeç. Vrasësi kishte qenë më parë në një lidhje me njërën prej vajzave dhe aktualisht
I riu 19-vjeçar vrau të dashurën dhe ish-të dashurën e tij, dhe më pas veten.
“Viktimat janë Eisenur Halil dhe Iqbal Uzuner,” tregojnë autoritetet turke. Dy vajzat, së bashku me të dyshuarin, të quajtur Semih Çelik, ishin të gjitha 19 vjeç.
Vrasësi kishte qenë më parë në një lidhje me njërën prej vajzave dhe aktualisht ishte në një lidhje me tjetrën. Pas vrasjes së dyfishtë, ai u hodh nga muret e Stambollit, duke i dhënë fund jetës.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së premtes, kur i riu vrau barbarisht Eisenurin, partneren e tij aktuale. Më pas, Çelik i preu kokën Ikbalit në një nga krahinat e qytetit pranë mureve bizantine, nga ku edhe ai u hodh, duke gjetur vdekjen.
“Djali vuante nga probleme psikologjike dhe po trajtohej për to,” shprehet babai i Çelikut për mediat turke.
Kristina Qoshku
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *