Gjykata e tiranës ka zbardhur sot dëshminë e minorenes dhe dënon me 4.8 vite burg Besnik Vukaj. Sipas minorenes me iniciale L.D, Besnik Vukaj e kishte gënjyer se po martohej me të për një jetë më të mirë në Itali, por ka ndodhur e kundërta menjëherë pas arritjes në Itali, Besnik Vukaj e ka detyruar
Gjykata e tiranës ka zbardhur sot dëshminë e minorenes dhe dënon me 4.8 vite burg Besnik Vukaj.
Sipas minorenes me iniciale L.D, Besnik Vukaj e kishte gënjyer se po martohej me të për një jetë më të mirë në Itali, por ka ndodhur e kundërta menjëherë pas arritjes në Itali, Besnik Vukaj e ka detyruar minorenen që të dalë në rrugët e Gjenovës si prostitutë.
Fillimisht e mitura nuk ka pranuar, por pas presioneve të shumta është detyruar të dalë dhe të gjithë të ardhurat që fitonte ia dorëzonte tutorit besnik Vukaj. Edhe pse shumë herë L.D ka përfunduar spitaleve të italisë nga plagët e marra nga thika prej klientëve nuk ka mundur që të dalë nga kthetrat e këtij rrjeti.
Më pas e mitura bashkë me tutorin kthehen për të jetuar në qytetin e Durrësit, ku ky i fundit i kishte kërkuar të miturës të dale si prostitutë nëpër hotele të ndryshme në Durrës dhe Tiranë. Ky veprim ka filluar derisa policia e Shijakut e ka arrestuar Besnik Vukajn.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vite burg Besnik Vukaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai është dënuar vetëm me 4.8 vite burg.
/Erina Haxhiu/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *