Hysi: Të përkushtuar për një administratë në shërbim të qytetarëve

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, reagon ndaj deklaratës së deputetit të PD-së, Genc Pollo, për spastrimet në administratë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, Hysi tha se nuk ka shqiptar që të ketë harruar se si ish-kryeministri i linte nxënësit pa mësim për t’i nxjerrë bashkë me mësuesit nëpër sheshe për

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, reagon ndaj deklaratës së deputetit të PD-së, Genc Pollo, për spastrimet në administratë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS-së, Hysi tha se nuk ka shqiptar që të ketë harruar se si ish-kryeministri i linte nxënësit pa mësim për t’i nxjerrë bashkë me mësuesit nëpër sheshe për të mbushur mitingjet e pushtetit të mëparshëm.

“Sikundër nuk ka shqiptar që të ketë harruar kasaphanën që qeveria e kaluar bëri në administrate. Kasaphanë për të cilën janë të panumërta vendimet gjyqësore. Kasaphanë për të cilën janë dëshmitarë qindra e mijëra njerëz të larguar nga puna gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike”, theksoi znj. Vasilika Hysi.

Deputetja e Partisë Socialiste tha se Qeveria e Aleancës për Shqipërinë Evropiane është e përkushtuar që administrata të jetë profesionale, në shërbim të qytetarëve dhe larg përkatësive politike. Sipas saj, kjo qeveri që në muajt e parë ka përmbushur premtimin për të rritur rrogat e administratës, falë uljes së taksave për 97% të punonjësve.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar