Hyn në fuqi paketa e re për Drejtësinë Shqiptare

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një komunikimi me mediat tha se sot hyn në fuqi paketa e re për Drejtësinë Penale. Gjatë fjalës së tij ministri pohoi se kjo paketë do të jetë një garanci për mbrojtjen e qytetarëve edhe pse është më e ashpra e 20 viteve të fundit. “Kushdo që do të

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi, gjatë një komunikimi me mediat tha se sot hyn në fuqi paketa e re për Drejtësinë Penale.

Gjatë fjalës së tij ministri pohoi se kjo paketë do të jetë një garanci për mbrojtjen e qytetarëve edhe pse është më e ashpra e 20 viteve të fundit.

“Kushdo që do të ngrejë dorë mbi policët dhe do të vrasë për gjakmarrje duhet ta dijë mirë se nuk do të ketë më një dënim më të ulët se 30 vjet deri në burgim të përjetshëm. Kushdo që do të ngrejë dorë mbi gruan duhet ta dijë mirë se do të ketë një dënim nga 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm dhe duhet ta kuptojë mirë se ska për të shpëtuar askush për të marrë një dënim më të vogël se ai që parashikon kodi penal, duke u përjashtuar nga çdolloj lehtësie” tha Ministri Halimi gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu sipas Halimit dhuna seksuale e ushtuar ndaj të miturve dhe ndaj fëmijëve dënohet me 25 vjet burg, ndërsa për armëmbajtje pa leje dënimi është jo më pak se 7 deri në 15 vjet burg.

Paketa në fjalë ka në thelb të saj disa nga krimet më të rënda që për fat të keq janë të shpeshta kohët e fundit si: vrasje policësh, vrasje për gjakmarrje, vrasjen dhe dhunën ndaj gruas si dhe armëmbajtje pa leje.

Kjo paketë përmban 41 nene, ku ndër të tjera parashikohet se për vrasjet brenda familjes dënimi do të jetë jo më pak se 38 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

/Erzen Carja/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar