HP në qershor vjen me laptopë të rinj

HP në qershor vjen me laptopë të rinj

Kompania ka njoftuar se do të hedhë në treg laptopë të rinj. Ekrani me prekje (touchscreens) do të jetë një nga cilësitë që do të kenë këta produkte të reja. Modelet e reja do të jenë Envy Touchsmart 15, Envy Touchsmart 17, TouchSmart Pavilion 11 dhe Pavilion 14 Touchsmart Sleekbook. Envy 15 ka një ekran

Kompania ka njoftuar se do të hedhë në treg laptopë të rinj. Ekrani me prekje (touchscreens) do të jetë një nga cilësitë që do të kenë këta produkte të reja. Modelet e reja do të jenë Envy Touchsmart 15, Envy Touchsmart 17, TouchSmart Pavilion 11 dhe Pavilion 14 Touchsmart Sleekbook.

Envy 15 ka një ekran 15 inch Full HD me prekje. CPU do të përfshijë gjeneratën e fundit të Intel Core ose AMD-në e fundit. RAM-i do të jetë mbi 6GB. Memoria e hardiskut do të jetë 750GB e lart. Envy Touchsmart 15 do të dalë në shitje me 5 qershor për 529 dollarë e lart.

hp_envy_15_left-100038750-large

Envy Touchsmart 17 ka një ekran 17.3 inch Full HD dhe një tastierë numerike të plotë. Edhe ky product do të ketë gjeneratën e re të produkteve Intel Core (i5 dhe i7). Përveç kujtesës dhe opsioneve si Envy 15, Envy 17 do të ofrojë edhe një opsion DVD-RË dhe opsionin BluRay. Envy 17 do të dalë në shitje me një çmim fillestarë prej 699 dollarë.

hp_envy_17_right-100038751-large

TouchSmart Pavilion 11 do të dalë në shitje me 26 qershor me një çmim të volitshëm duke filluar nga 399 dollarë. Pavilion 11 do të ketë një ekran 11.6 inch dhe do të jetë me prekje. Edhe në këto product do të gjeni procesorët e fundit AMD. Gjithashtu edhe Pavilion 14 Touchsmart Sleekbook do të dalë në treg më 26 qershor. Me një çmim fillestarë prej 480 dollarë. Kompania nuk ka dhënë shumë informacione për serinë e laptopëve Pavilion por premton surpriza.

hp_pavilion_touchsmart_11-notebook_left-100038760-large hp_pavilion_touchsmart_14_front-100038762-large

 

/Ejup Lila/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar