Hoxhaj në Berlin, sqaron rrugëtimin e Kosovës dhe nismat e së ardhmes

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, mori sot pjesë si i ftuar në punimet e Institutit të Evropës Juglindore në Berlin. MPJ njofton se Hoxhaj mbajti një ligjëratë me temën “Kosova, Evropa Juglindore dhe Gjermania”, shkruan Koha.net. Ai foli për procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe rolin e Gjermanisë në sigurimin e

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, mori sot pjesë si i ftuar në punimet e Institutit të Evropës Juglindore në Berlin. MPJ njofton se Hoxhaj mbajti një ligjëratë me temën “Kosova, Evropa Juglindore dhe Gjermania”, shkruan Koha.net.

Ai foli për procesin e shtetndërtimit në Kosovë dhe rolin e Gjermanisë në sigurimin e perspektivës evropiane për shtetet e Evropës Juglindore. Në fjalën e tij, ministri kosovar analizoi gjithashtu procesin e njohjes së shtetësisë së Kosovës dhe mbështetjen e shteteve kryesore partnere të saj.

Më tej Hoxhaj i njohu të pranishmit me punët aktuale të Kosovës dhe tha se parësor është integrimi në BE. Për sa i përket miqësisë me Gjermaninë, Enver Hoxhaj tha se ka patur momente historike në të cilat roli i saj ka qenë përcaktues dhe që e kanë shndërruar Berlinin në “adresën më të rëndësishme politike të Kosovës në Evropë”.

Në punime morën pjesë akademikë, politikanë dhe personalitete të shquara të Gjermanisë, si dhe të ftuar nga vende të tjera.

/Romina Qama/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar