Hoxhaj: Konflikti në Kosovë ka qenë për identitet, jo fe

Hoxhaj: Konflikti në Kosovë ka qenë për identitet, jo fe

Kosova ka hapur programin veror “Feja dhe politika e Jashtme”. Programi veror me këtë temë është bashkëorganizuar mes MPJ-së së Kosovës dhe Fondacionit, i cili do të zgjasë deri më 17 gusht. Në ceremoni mori pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi se Kosova do të jetë gjithmonë shtet laik. Sipas kryediplomatit kosovar, Republika

Kosova ka hapur programin veror “Feja dhe politika e Jashtme”. Programi veror me këtë temë është bashkëorganizuar mes MPJ-së së Kosovës dhe Fondacionit, i cili do të zgjasë deri më 17 gusht.

Në ceremoni mori pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi se Kosova do të jetë gjithmonë shtet laik.

Sipas kryediplomatit kosovar, Republika e Kosovës ka tri shtylla: demokracinë, multi-etnicitetin dhe sekularizmin. Ndër të tjera ai ka sqaruar para pjesëmarrësve të këtij programi se, përcaktuesit e konfliktit shekullor në Kosovë nuk kanë qenë bindjet fetare, por etnia dhe identiteti”.

Sipas një njoftimi të MPJ-së së Kosovës, “programi mirëpret 26 pjesëmarrës nga 15 shtete, duke përfshirë edhe vendet e largëta si Maroku, Kina dhe Ukraina. Ekspertë të njohur do të ligjërojnë në kuadër të një programi të larmishëm që mbulon tema si feja në kontekstin e rindërtimit post-konfliktuoz dhe rolin e fesë, kulturës dhe identitetit në Ballkan”.

/Blerand Ismaili/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar